Lajme

Presidenti Bajram Begaj takon studentët e iniciativës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

Sot, disa nga studentët e iniciativës për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, realizuan takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Universitetin e Tetovës, me të cilin diskutuan çështjen e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, e drejtë e cila është mohuar në mënyrë kategorike nga ministri i drejtësisë së RMV-së, Filkov.

Në këtë takim u theksua qartë se kërkesa tyre nuk është privilegj, por e drejtë e mbështetur në parimet kushtetuese të barazisë dhe në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Presidenti shprehu mbështetje për studentët dhe për parimin që e drejta duhet të jetë e njëjtë për të gjithë, dhe theksoi se gjuha dhe identiteti jonë nuk janë thjeshtë elemente formale, por shtyllë themelore dhe aset i patjetersueshëm i kombit tonë, gjuha jonë është histori, është sakrificë, është amanet brezash.

Studentët u shprehën të vendosur, se ata do të vazhdojnë të kërkojnë me argument dhe dinjitet zbatimin e plotë të së drejtës, sepse kur ligji flet, barazia duhet të veprojë.

3sgIgLJ.png