Lajme

Pollogu, aty ku më shumë martohen, po edhe ndahen

Nëse martesat janë gjithnjë e më të pakta në numër çdo vit, divorcet janë duke lëvizur në përpjesëtim të zhdrejtë me to. Në regjistrat e gjendjes civile, vitin e kaluar janë regjistruar mbi 11 mijë kurorëzime, ose rreth 12 për qind më pak se një vit më parë, ndërsa numri i divorceve është mbi 2 mijë, ose 15 për qind më i lartë se vitin e kaluar. Në hartën e të dhënave demografike, Pollogu është i pari nga gjithsej tetë rajonet sa i takon numrit të martesave, por edhe shkallës së shkurorëzimeve. Mesatarja e shkallës së divorceve e ka tejkaluar shkallën në nivel vendi, që është 1.1 për qind. Pollogu ka shënuar rreth 400 divorce, shifër kjo që vjen duke u rritur çdo vit pavarësisht numrit në ulje të martesave. Gjatë tre viteve të fundit, trajektorja e kurorëzimeve ka rënë dukshëm vitin e kaluar ka një shkallë prej 9.3 në 2022 dhe 2023 në vetëm 8 në vitin e kaluar. Ajo që nuk ka lëvizur është numri i çiftëve që janë divorcuar, një shkallë që ka mbetur e pandryshuar gjatë tre viteve të fundit. Në rang vendi – shkurorëzimet ndodhin tek moshat mesatare dhe gjatë dhjetëvjeçarit të parë të martesës.

“Sipas moshës, më shumë divorce tek gratë ishin në grupmoshën nga 35 deri në 39 vjeç, 359 ose rreth 18 për qind dhe tek burrat në grupmoshën nga 40 deri në 44 vjeç, 347 ose mbi 17 për qind. Sipas kohëzgjatjes së martesës, më shumë divorce, 488 ose mbi 24 për qind , ndodhën nga 5 deri në 9 vjet pas martesës”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave.

Ulja e numrit të martesave çdo vit dhe rritja e numrit të divorceve është duke ndikuar në uljen e numrit të të sapolindurve dhe rënien gjithnjë e më të thellë të shtimit natyror të popullsisë. Sipas ESHS, 2024 evidentoi mbi 16 mijë lindje dhe mbi 20 mijë vdekje dhe një rënie prej 4.140 banorësh në një personash brenda vitit.

“Treguesit demografikë në nivel rajonal tregojnë ndryshime që tregojnë disproporcione në shpërndarjen territoriale të popullsisë. Rajoni i Shkupit është më i denduri i populluar, ndërsa Rajoni i Vardarit është më pak i populluari. Dallimet janë të dukshme edhe në strukturën moshore të popullsisë. Pjesëmarrja më e lartë e popullsisë së re (0-14 vjeç) është në Rajonin e Pollogut dhe Shkupit, dhe më e ulëta në Rajonin Lindor. Pjesëmarrja e popullsisë së moshuar (65+) është më e larta në Rajonin e Pellagonisë dhe Lindjes, dhe më e ulëta në Rajonin e Pollogut. Treguesit për moshën mesatare të popullsisë e konfirmojnë këtë përfundim. Dallimet janë të dukshme edhe në numrin e lindjeve dhe vdekjeve. Në shtatë rajone, si rezultat i strukturës së pafavorshme të moshës dhe fertilitetit të ulët, numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve”, vërehet në raport.(koha.mk)

3sgIgLJ.png