Kandidati për kryetar të komunës së Strugës Arsim Dalipi i koalicionit AKI vizitoi fshatrat Podgorc dhe Kalisht.
Qëndrimi pranë njerëzve që erdhën për të dëgjuar projektet tona më dha një energji të veçantë dhe pozitive.
Në Podgorc e kuptova edhe më shumë se sa e rëndësishme është të bashkëpunojmë me banorët dhe të ecim përpara së bashku.
 Bashkë për Podgorcin, bashkë për Strugën!, shkruan Arsim Dalipi në Facebook.
								
							
						
								
														
							
								
														
							
								
														
							

