Lajme

Pensionohen Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prof. Dr. Myqereme Rusi, dekani Kushtrim Ahmeti u ndan mirënjohje

Sot, së bashku me stafin e Fakultetit Filozofik, në një ceremoni të organizuar me rastin e pensionimit, u shprehëm mirënjohje dy profesorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm akademik dhe shkencor që nga ditët e para të themelimit të këtij fakulteti: Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prof. Dr. Myqereme Rusi.

Angazhimi i tyre i pandërprerë në ngritjen dhe avancimin e Fakultetit, si dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj stafit të ri, do të mbeten të gdhendura në kujtesën institucionale të Fakultetit Filozofik.

300600-Banner-AKi

Personalisht, jam thellësisht mirënjohës ndaj Prof. Dr. Reshat Qahilit, i cili, me mbështetjen e tij bujare që nga viti i parë i studimeve në vitin 2003, më hapi horizonte të reja akademike, shkruan dekani i fakultetit filozofik Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.

DIK-300x250-AL

3sgIgLJ.png