Paga mesatare mujore bruto për të punësuarit me pagë në Shqipëri ka shënuar një rritje historike gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instat, paga ka arritur në 83 mijë e 906 lekë ( 86 EURO) , duke shënuar një rritje prej 11,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sektori publik ka qenë protagonisti kryesor i kësaj rritjeje. Në aktivitetet e administratës publike, arsimit, shëndetësisë dhe punës sociale, paga mesatare u rrit me 16,9 për qind, më shumë se çdo sektor tjetër.
Megjithatë, aktivitetet financiare dhe të sigurimit mbeten ndër më të paguarat, pavarësisht se rritja e tyre ishte më modestja, me vetëm 5,3 për qind.
Edhe në ndarjen sipas profesioneve vërehet një përmirësim i theksuar për specialistët me arsim të lartë dhe forcat e armatosura, me rritje respektive prej 13,6 për qind dhe 23,2 për qind.
Në të kundërt, rritja më e vogël u regjistrua tek menaxherët dhe drejtuesit ekzekutivë, me vetëm 8,8 për qind.
Një tjetër zhvillim pozitiv është zhvendosja e strukturës së tregut të punës.
Numri i të punësuarve me pagë minimale ka rënë, ndërsa është shtuar ndjeshëm numri i atyre me paga mesatare dhe të larta.