Policia e Tetovës ngriti një kallëzim penal kundër 43-vjeçares G.S. nga Reçica e Vogël, rajoni i Tetovës, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “malltretim gjatë kryerjes së detyrës”.
“Më 30.05.2025, në një shkollë fillore në Tetovë, e akuzuara – punonjëse e shkollës, ka sulmuar fizikisht një nxënës në shkollë”, informoi policia.”
foto: arkiva e internetit