Lajme

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 59 mijë

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 59 mijë e 29 persona janë vrarë dhe mbi 142 mijë janë plagosur në Rripin e Gazës që kur Izraeli nisi ofensivën e tij kundër Hamasit më 7 tetor 2023.

Ministria thotë se afërsisht 130 persona janë vrarë dhe mbi 1 mijë janë plagosur në 24 orët e fundit.

Po ashtu shton se një numër viktimash janë ende nën rrënoja dhe në rrugë, me ambulancat dhe ekipet e mbrojtjes civile që nuk mund t’i arrijnë.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png