Lajme

Njoftim nga EVN: SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 62 euro

EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhejtor 2025 pranoi ofertë më të volitshme nga SHA EMV me çmim të shitblerjes së energjisë elektrike prej 62 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është identik me çmimin e kaluar i cili u pranua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2025), ku SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 62 euro për megavat-orë.

Nën monitorim të plotë të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në përputhje me obligimet ligjore dhe metodologjinë paraprakisht të përcaktuar, në periudhën në vijim EVN Home do ta llogarisë çmimin e energjisë elektrike sipas parametrave hyrëse të paracaktuara.

Si gjithmonë, në çmimin përfundimtar hyjnë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png