……
Më datë 29.05.2025 në orën 19:45, efektivët e policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin A.S. (53) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit nga bashkëshortja jashtmartesore e tij 38-vjeçare, se një ditë më parë rreth orës 02:00 në apartamentin e saj ai ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe e kishte sulmuar me një mjet metalik, pas së cilës e kishte sulmuar edhe seksualisht. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 29.05.2025 në orën 21:45 në Tetovë në rrugën ,,Iliria” në afërsi të ish fabrikës “Plastika medicinale” në Tetovë, efektivët policorë nga SPB Tetovë, kanë arrestuar personin E.T. (19) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili pasi është ndaluar nga një automjet pasagjerësh ,,Golf” me targa të Tetovës, ka filluar të sillet në mënyrë agresive ndaj tyre dhe t’i nënçmojë ata ndërsa po kryenin detyrat zyrtare. Ai po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 18:40 në fshatin Reçicë e Madhe, efektivët e policisë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin F.Sh.(26) nga fshati Reçicë e Madhe, duke vepruar në bazë të një kallëzimit të mëparshëm nga një vajzë 21-vjeçare nga Tetova, se ai e kishte ngacmuar dhe kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 13:20, efektivët e policisë të SPB Tetovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale vjedhje, në zonën e Tetovës, kanë privuar nga liria personin J.A. (68) nga Republika e Kosovës. Tek ai janë gjetë gjësende sende që kishin origjinë nga veprat e kryera penale dhe ai është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 235 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 13:20, B.S. (29) nga Shkupi ka raportuar se ndërsa po drejtonte automjetin e tij të pasagjerëve në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë, për shkak të një keqkuptimi në trafik, është sulmuar fizikisht nga një person që ishte me një automjet pasagjerësh ,,Porsche” me targa të Tetovës. Po merren masa për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më datë 29.05.2025 në orën 17:45 në NjP-Rostushë, V.B. (71) nga fshati Bitushë, ka raportuar se rreth orës 14:45 pranë kishës “Shën Kirili dhe Metodi”, në vendin e quajtur ,,Borovi”, ndërsa po ecnin përgjatë shtegut pyjor, bashkëshorti i saj R.B. (75) ka vazhduar në një shteg tjetër dhe ajo ka humbur kontaktin me të, pas së cilës nuk ka mundur ta gjejë më. Po merren masa për gjetjen e personit.
……
Gjatë ditës së djeshme (29 maj), në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe u sanksionuar gjithsej 39 shoferë (TE-30 dhe GV-9) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, 27 prej të cilëve (TE-18 dhe GV-9) janë marrë nga shërbimi komunal merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 44 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-35 dhe GV-9).