Lajme

Nick Fuentes, “profeti” i supremacizmit që po përçan kampin MAGA: Hiteri simpatik, hebrenjtë kontrollojnë Amerikën…

Massimo Gaggi – Corriere della Sera

Adolf Hitleri? Një “tip cool”. Hebrenjtë? Kontrollojnë Amerikën dhe duhen “hequr qafe”. Gratë? Sipas tij, “u pëlqen të dhunohen”. Deri para pak kohësh, autori i këtyre deklaratave, Nick Fuentes, një provokator i ekstremit të djathtë me një grup të vogël ndjekësish besnikë, qëndronte jashtë rrethit të lëvizjes MAGA (Make America Great Again).

Megjithatë, edhe pse Donald Trump kishte darkuar me të në vitin 2022, presidenti amerikan u justifikua më vonë duke thënë se nuk ishte në dijeni të ideve të tij ekstremiste.

Por tani, pas vrasjes së Charlie Kirk, ish-udhëheqësit të rinisë më radikale të së djathtës amerikane, është hapur një betejë për lidership, dhe Fuentes (i mbështetur nga Tucker Carlson) gazetari ultra-konservator dhe mik i ngushtë i Trump-it, po fiton gjithnjë e më shumë ndikim.

Trump, që prej zgjedhjeve të fundit ka folur për një “përçarje në të majtë”, po përballet tani me ndasi të thella brenda vetë kampit MAGA. Përballë janë dy fraksione: konservatorët tradicionalë, që mbështesin vlerat “judeo-kristiane” dhe autoritarizmin politik të periudhës Trump, dhe një brez i ri aktivistësh të ekstremit të djathtë me ide të hapura raciste e antisemitike, të cilat dikur nuk kishin vend në politikën amerikane.

Këto lëvizje po marrin formë nëpër rrjete sociale, duke krijuar “fise digjitale” që përqafojnë supremacizmin e bardhë dhe antisemitizmin si thelbin më “të pastër” të ideologjisë MAGA.

Kriza shpërtheu në mes të javës së kaluar, kur Tucker Carlson ftoi Fuentes në emisionin e tij dhe u shfaq në thelb dakord me disa nga idetë e tij ekstreme. Reagimi ishte i menjëhershëm: figura të njohura republikane si kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe senatori Ted Cruz e dënuan ashpër Carlson-in për dhënien e një platforme ideve antisemite.

Në të njëjtën kohë, Heritage Foundation, një nga institucionet më të rëndësishme konservatore amerikane që ka ndikuar në politikat republikane nga koha e Reagan-it deri te Trump, u përfshi në kaos. Disa prej drejtuesve kërkuan që presidenti i saj, Kevin Roberts, ta distanconte organizatën nga Carlson, por ai refuzoi dhe madje i quajti kritikët “globalistë”, një term i përdorur shpesh në qarqet sovraniste me nuanca antisemitike.

Përplasja solli dorëheqje të disa anëtarëve të rëndësishëm të fondacionit, ndërsa Roberts u detyrua të kërkojë falje për përdorimin e termave që lidhen me stereotipe antisemite. Megjithatë, ai vazhdoi të mbronte Carlson, duke mbetur mes dy zjarreve: nga njëra anë i akuzuar për mungesë guximi nga mbështetësit e Fuentes, dhe nga ana tjetër i kritikuar nga bashkëpunëtorët më të afërt të Trump-it, të cilët e shohin si “peng të ekstremit të djathtë digjital”.

Debati u përhap përtej kufijve të organizatës, me figura të tjera të së djathtës ekstreme si aktorja dhe komentatorja Brett Cooper, e cila doli në mbrojtje të Carlson-it dhe akuzoi republikanët e moderuar se po përdorin “retorikën e demokratëve” për të goditur të vetët.

Ndërkohë, Trump ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje. Zëvendëspresidenti i tij, JD Vance, edhe pse vetë ka rënë më parë viktimë e komenteve raciste të Fuentes ndaj bashkëshortes së tij me origjinë indiane, ka bërë thirrje që dy kampet brenda MAGA-s të mos përçahen, duke kërkuar të fokusohen në kauzat e përbashkëta si lufta kundër emigracionit të paligjshëm. Sipas tij, “gjithë të tjerat, nazizmi, racizmi, seksizmi, janë vetëm detaje”,

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png