Lajme

Nga sot gjoba për këmbësorët dhe shoferët që përdorin telefonin celular dhe pajisje tjera elektronike në trafik

Shkup – Këmbësorët që kalojnë rrugën dhe bisedojnë në telefon celular, përdorin kufje për bisedë në dy veshët, smart orë ose tablet nga sot do të sanksionohen. Masat e njejta ligjore vlejnë edhe për vozitësit e biçikletave, mopedëve, motoçikletave dhe triçikletave, të cilat sipas ligjit gjatë drejtimit nuk guxojnë të përdorin pajisje elektronike.

Këshilli Republikan për Siguri në Rrugë njofton se nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e reja ligjore që janë miratuar me qëllim avancimin sigurisë së kategorive më të ndjeshme të pjesëmarrësve në trafik dhe të ulet numri i aksidenteve si pasojë e sjelljes së pakujdesme në trafik.

Kjo, sipas KRSRR, do të thotë vendosja e standardeve të reja për sjellje të përgjegjshme në trafik, ku këmbësorët, çiklistët, shoferët e skuterëve elektrikë dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik të parashikuar nga zgjidhja ligjore janë të detyruar të marrin pjesë në trafik pa përdorur pajisje elektronike që ua shpërqendrojnë vëmendjen.

Këshilli Republikan për Sigurinë në Rrugë thekson se qëllimi i ndryshimeve të tilla ligjore është krijimi i kushteve për siguri më të madhe, zvogëlimi i rreziqeve dhe mbrojtja e jetëve njerëzore.

Këshilli u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut sepse siguria rrugore është një përgjegjësi e përbashkët, e të gjithëve ne.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png