Lajme

Nga ministri i Mbrojtjes te komandanti i Gardës Revolucionare, Izraeli publikon fotot e zyrtarëve iranianë të vrarë

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar foto të disa zyrtarëve të lartë iranianë, për të cilët pretendojnë se janë vrarë gjatë një sulmi të koordinuar të zhvilluar mëngjesin e sotëm në një kompleks në Teheran.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në operacion dyshohet se janë eliminuar edhe Komandanti i Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ministri iranian i Mbrojtjes, kryetari i Organizatës së Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës (SPND), këshilltari për sigurinë kombëtare i Khameneit, si dhe kreu i byrosë së tij ushtarake.

Autoritetet izraelite e cilësuan operacionin si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj strukturës më të lartë drejtuese ushtarake dhe të sigurisë së Iranit. Deri në këto momente, nga ana e autoriteteve iraniane nuk ka pasur një konfirmim zyrtar lidhur me pretendimet e Izraelit.

3sgIgLJ.png