Lajme

Nga informatorët te algoritmet: Ja si Gjermania po ndërton “STASI”-n modern

Shkruar nga Thomas Kolbe

Drafti i Kancelarit Friedrich Merz shkon përtej planeve të BE-së për “Kontrollin e Bisedave”. Ai parashikon hakerimin e ligjshë të platformave si Google, Meta apo X.

Shërbimi federal gjerman i inteligjencës së jashtme (BND) pritet të zgjerojë ndjeshëm aftësitë e tij të mbikëqyrjes. Sipas një projektligji të siguruar nga gazetat ëDR, NDR dhe Süddeutsche Zeitung, BND do të ketë të drejtë të monitorojë komunikimet në internet që kalojnë nga Gjermania drejt jashtë vendit, një praktikë më herët e ndaluar.

Deri në 30 për qind e trafikut mund të kapet dhe të ruhet për 6 muaj, duke përfshirë jo vetëm metadatat, por edhe përmbajtjen e komunikimeve. Ky hap përkon me tendencat e Komisionit Europian për zgjerimin e aparatit të censurës sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale dhe “Kontrollit të Bisedave”. Politika gjermane duket se po ecën paralelisht me Brukselin, duke e drejtuar fuqinë e shtetit kundër privatësisë së qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave kritike.

Kujtesa e skandalit të NSA në SHBA

Rasti i Edward Snowden më shumë se një dekadë më parë, tregoi se si Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) mblidhte të dhëna masive pa arsye kriminale. Programe si PRISM dhe X-Keyscore lejonin qasje në komunikime globale në kohë reale.

Projektligji gjerman ndjek të njëjtin parim: mbledhje e gjerë e të dhënave, me justifikimin e sigurisë kombëtare. Ky paralelizëm me praktikat e NSA-së tregon se Gjermania po ecën në një rrugë të njohur: përdorimin e frikës nga kërcënimet kibernetike si justifikim për mbledhjen masive të të dhënave.

Ashtu si në rastin amerikan, ku siguria kombëtare u përdor si mbulesë për survejimin e qytetarëve, edhe projektligji gjerman rrezikon ta shndërrojë mbrojtjen e shtetit në një instrument kontrolli shoqëror.

Në vend që të kufizohet në ndjekjen e aktiviteteve kriminale apo terroriste, mbikëqyrja e propozuar i hap derën monitorimit të gjerë të komunikimeve të përditshme, duke e bërë privatësinë një luks gjithnjë e më të paarritshëm.

Strategjia e “hapjes së derës”

Fillimisht, rregullat thyhen me justifikime të kufizuara. Gazetarët që punojnë në vende autoritare humbasin gradualisht hapësirat e sigurta. Termat si “urrejtje”, “nxitje” apo “aktivitete antidemokratike” përdoren për të legjitimuar mbikëqyrjen, duke goditur kryesisht opozitën politike, si AfD, por edhe zëra libertarianë e konservatorë që kundërshtojnë politikat klimatike apo zgjerimin e sektorit ushtarak. Nga kjo pikënisje, kompetencat e BND-së zgjerohen hap pas hapi, sipas nevojës politike.

Nga STASI te algoritmet

Policia sekrete e Gjermanisë Lindore, STASI nuk mbështetej vetëm te arrestimet, por te kontrolli i informacionit: hapja e letrave, regjistrimi i telefonatave, hartëzimi i marrëdhënieve personale. Qëllimi ishte parandalimi i opozitës që përpara se ajo të organizohej.

Sot, logjika është e njëjtë, por mjetet janë dixhitale: platforma online, analiza automatike e përmbajtjes, “flamuj të besuar” dhe agjenci si BND. Parimi mbetet: monitoroji të gjithë, dhe vendos më vonë se kush përbën problem.

Nëse kompanitë e huaja nuk bashkëpunojnë, BND mund të marrë leje për të hakeruar sistemet e tyre dhe për të nxjerrë të dhëna personale. Kjo i jep leje agjencisë për një spiunazh të ligjshëm, duke e afruar Gjermaninë e sotme me GJDR e dikurshme por këtë herë të dixhitalizuar.

Mbikëqyrje dixhitale masive

Drafti i Kancelarit Friedrich Merz shkon përtej planeve të BE-së për “Kontrollin e Bisedave”. Ai parashikon hakerimin e ligjshë të platformave si Google, Meta apo X. Justifikimi është mbrojtja nga sulmet kibernetike, por në praktikë mbikëqyrja ka më shumë gjasa të synojë qytetarët gjermanë. Krahasuar me Francën, Britaninë apo Italinë, ku të dhënat ruhen për periudha më të gjata, Gjermania po e humbet gradualisht privatësinë e qytetarëve përballë një shteti burokratik në zgjerim.

Opozita dhe politika cinike

Konstantin von Notz, politikan i të Gjelbërve dhe kryetar i Panelit Parlamentar të Kontrollit për Inteligjencën, e pranon se siguria kibernetike duhet financuar më mirë, por brenda kornizave ligjore. Megjithatë, fuqitë e propozuara shkojnë përtej nevojës reale.

Platforma si X shërbejnë si hapësira për opozitën kundër Berlinit dhe Brukselit, duke kritikuar politikat e pandemisë, Rusisë apo burokracinë europiane. Këtu lind edhe përplasja mes shtetit dhe kundërshtarëve të tij. Një element i veçantë është përdorimi i “sinjalizuesve të besuar”, të cilët raportojnë përmbajtje të padëshiruar.

Kjo krijon një rrjet mbikëqyrjeje që kujton metodat e STASI-t opozita përballet me presion, ndjekje ligjore apo humbje të aksesit financiar. është një lloj “vdekje sociale” e komanduar nga shteti.

Hipokrizia gjermane

Gjatë debatit mbi “Kontrollin e Bisedave” në BE, Gjermania u shfaq si kundërshtare e mbikëqyrjes pa dallim, për të ruajtur imazhin e respektimit të lirive civile. Historikisht, shoqëria gjermane ka rezistuar ndaj ruajtjes së të dhënave. Por tani me nxitjen e kancelarit Merz, BND synon që ta mbyllë këtë boshllëk informativ.

Ai e portretizon veten si mbrojtës të lirisë, ndërsa në prapaskenë përgatit zgjerimin e aparatit të spiunazhit kundër qytetarëve. Drafti ende nuk ka hyrë në parlament dhe Kancelaria nuk ka dhënë deklarata publike.

Veprimet kryhen në mënyrë klandestine, ndërsa shoqëria gjermane duket e pafuqishme përballë aparatit shtetëror në rritje, ndoshta për shkak të dekadave të propagandës që e ka paraqitur shtetin si dashamirës./ Përshtati “Pamfleti Nga “European Convervative”

3sgIgLJ.png