Lajme

Nga Durrësi në Beograd dhe në Ulqin: Si po dështojnë investimet e Alabar në Ballkan

Shkruar nga Diplomatico

Me projekte të bllokuara në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi, miliarderi nga Emiratet po has rezistencë në portet, plazhet dhe tokat strategjike të rajonit…

Mohamed Alabar, investitori nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i njohur globalisht për projektin Burj Khalifa, po shfaqet gjithnjë e më shumë si një emër kontradiktor në Ballkan.

Ndonëse i promovuar nga qeveritë si simbol zhvillimi dhe modernizimi, projektet e tij madhore në Shqipëri, Mal të Zi dhe Serbi po hasin probleme të thella ligjore, politike dhe qytetare. Porti i Durrësit, Velika Plaža e Ulqinit dhe projektet luksoze në Beograd po transformohen nga projekte simbolike në dosje konflikti.

Nga Durrësi në Beograd dhe në Ulqin: Si po dështojnë

Projekti në Ulqin, i lënë përgjysmë /

Në Shqipëri, Alabar ka nënshkruar një nga kontratat më të kontestuara të dekadës: projektin për transformimin e portit të Durrësit në një marinë luksoze me kulla, qendra tregtare dhe resort. Ky projekt, i promovuar nga qeveria Rama si “projekti më i madh turistik në Ballkan”, u kritikua ashpër nga opozita, media, ekspertët e ekonomisë dhe shoqëria civile, të cilët denoncuan mungesë transparence, prishje të trashëgimisë industriale dhe rrezik për sigurinë portuale. Pas bujës fillestare, ndërhyrjet në terren janë ndalur dhe deri më sot nuk ka ecuri konkrete ndërsa kontrata mbetet pjesë e hetimeve dhe debatit publik.

Nga Durrësi në Beograd dhe në Ulqin: Si po dështojnë

Projekti në Durrës, i lënë përgjysmë /

Në Mal të Zi, rezistenca qytetare po e frenon projektin e radhës. Alabar nuk po heq dorë nga ambicia për të ndërtuar një kompleks gjigant turistik në Velika Plaža të Ulqinit. Megjithë tentativat për të blerë toka dhe të bashkëpunojë me pronarë lokalë, reagimi i komunitetit dhe i organizatave mjedisore ka qenë i fortë. Plani i tij u pezullua në pranverë pas protestave masive, por ai ka paralajmëruar rikthim, duke negociuar direkt me pronarë të veçantë, jashtë planifikimit zyrtar urban.

Nga Durrësi në Beograd dhe në Ulqin: Si po dështojnë

Projekti në Beograd, i ndërprerë /

Në Serbi, Alabar po has pengesa të ngjashme. Projekti “Belgrade Waterfront”, një zhvillim luksoz në brigjet e lumit Sava, ka qenë objekt kritikash të ashpra. Qytetarët e Beogradit dhe opozita e konsiderojnë si akt të privatizimit brutal të hapësirave publike, me kontrata të errëta, shpronësime të dyshimta dhe ndryshime ligjore të befasishme. Ndërsa disa kulla janë ndërtuar, transparenca mbi financimet dhe pronësinë mbetet e paqartë, ndërsa skemat e partneritetit publik-privat ngjallin dyshime mbi pastrim kapitalesh.

Modeli Alabar po përplaset me realitetin ballkanik: territore me ndjeshmëri të lartë politike, komunitete të ndërgjegjësuara, trashëgimi historike dhe mungesë transparence qeveritare. Në të tria vendet, projektet e tij po prodhojnë polarizim: qeveritë i quajnë shans zhvillimi, qytetarët i shohin si grabitje territoriale me vello turizmi.

Nga Durrësi në Beograd dhe në Ulqin: Si po dështojnë

Nëse Ballkani lejon të privatizohen portet, bregdetet dhe lumenjtë në emër të “zhvillimit”, pa standarde, pa garë dhe pa transparencë, rrezikon jo vetëm mjedisin dhe trashëgiminë, por edhe sovranitetin ekonomik. Rasti Alabar nuk është vetëm histori ndërtimi, por test për karakterin e shteteve të Ballkanit dhe për rolin e qytetarëve në mbrojtjen e pasurisë publike.

Në thelb, Alabar shfrytëzon pushtetet e korruptuara. Ai nuk vjen aty ku ka institucione të forta, llogaridhënie dhe media të lira. Ai vepron në shtete ku vendimet merren pas dyerve të mbyllura, ku kontratat janë sekrete dhe ku korrupsioni në nivelet e larta garanton leje, lehtësira dhe heshtje. Investimet e tij nuk janë pasojë e tregut të lirë, por e klientelizmit politik. Kjo e bën çdo projekt të tij jo vetëm të dyshimtë ekonomikisht, por edhe kërcënim për demokracinë dhe pavarësinë e vendimmarrjes kombëtare.

3sgIgLJ.png