SPB Tetovë njofton se dje është arrestuar një person, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.
“Më 05.10.2025 në orën 14:30, në rrugën “Fushanska” në Tetovë, nëpunës policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.B.(27) nga Tetova, për shkak se i kishte kërcënuar me pistoletë dhe thikë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
“Atij i janë sekuestruar një pistoletë “Walther” me një karikator dhe 6 plumba, si dhe një thikë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të bëhet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.
Më 05.10.2025 në orën 22:15 në f. Kamjan të Tetovës, nëpunës policorë nga Departamenti Policor Kamjan kanë arrestuar personat A.B.(35) nga f. Poroj dhe D.A.(21) nga f. Pallçisht i Epërm, për shkak se janë sjellë në mënyrë agresive dhe nuk i kanë respektuar urdhrat e tyre gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më 05.10.2025 në orën 19:40 në SPB Tetovë, J.F.(36) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 19:00, pas një keqkuptimi paraprak dhe një grindjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga A.I.. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 05.10.2025 në orën 20:30 në DPB Gostivar, A.T.V.(37) nga Gostivari, ka denoncuar se rreth orës 18:30 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, dy djemtë e saj të mitur janë sulmuar fizikisht nga tre meshkuj dhe një femër. Sipas denoncimit, gjatë sulmit, femra ka nxjerrë edhe një thikë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Më 05.10.2025 në orën 14:15, në DPB Gostivar, U.Z.(43) nga f. Çajlë e Vjetër, ka denoncuar se rreth orës 14:10, për shkak të një keqkuptimi rreth një traktori të parkuar në hyrje të një are dhe pas një grindjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga Xh.Xh. nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


