Lajme

Momenti kur nëndetësja amerikane godet anijen luftarake iraniane (VIDEO)

Një anije luftarake iraniane, IRIS Dena, u fundos pranë brigjeve të Sri Lankës pas një sulmi nga një nëndetëse, duke lënë të paktën 101 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur dhe 78 të plagosur, raportoi Reuters të mërkurën.

Një burim i marinës shtoi: “Në këtë moment, 79 persona janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. 101 të tjerë besohet se janë të zhdukur.”

Ministria e Mbrojtjes e Sri Lankës konfirmoi se një operacion kërkimi është duke u zhvilluar për të gjetur anëtarët e zhdukur të ekuipazhit, rreth 25 milje në jug të ishullit. Marinarët e plagosur janë dërguar në një spital në Galle, në pjesën jugore të Sri Lankës.

Fregata me 180 anëtarë ekuipazhi lëshoi një thirrje emergjente në agim. Zyrtarët e Sri Lankës, përfshirë Ministrin e Jashtëm Vajitha Herath, po koordinojnë përpjekjet për të ofruar ndihmë.

3sgIgLJ.png