Lajme

Micksoki: Këto zgjedhje janë mesazh për Ali Ahmetin, koha e shqiponjave mbaroi

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, njëherit Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, pasi që shpalli fitoren në 30 komuna, tha se këto zgjedhje janë edhe një mesazh për Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Këto zgjedhje janë mesazh edhe për BDI-në. Kur Ali Ahmeti rrihte gjoks se ndryshonte kryeministra, i thash ngadalë, qetësohu, prit, do të befasohesh nga rezultati. Kjo është ajo ditë, çka është më me rëndësi, në këto zgjedhje, politikat e etnocentrizmit, nacionalizmit dhe temave artificiale për shqiponja dhe lepuj dhe tema që janë të parëndësishme për qytetarët, janë mposhtur, ndërsa hapet çështja për reforma në opozitë”, deklaroi Mickoski në një konferencë për media.

Kryeministri nacionalist maqedonas theksoi se nuk do opozitë të dëgjueshme, “por më të koncentruar dhe më me kapacitet se kjo që flet për shqiponja dhe lepuj”.

Ndryshe, sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV, në shumicën e komunave të banuara me maqedonas ka fituar bindshëm VMRO-DPMNE-ja, ndërsa në komunat kryesore shqiptare koalicioni VLEN.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png