Lajme

Më shumë dëshmi: Shumica e viktimave në luftën e Gazës janë civilë

Dhjetë ditë më parë, ish-shefi i ushtrisë izraelite, Herzi Halevi, vizitoi komunitetin kufitar të Gazës, Moshav Ein HaBesor, për të diskutuar me banorët.

Ai u përpoq të kërkonte falje për mosveprimet dhe të shpjegonte dështimet e IDF-së (Forca e Mbrojtjes së Izraelit) në 7 tetor, dhe tha: “Në Gaza janë 2.2 milionë njerëz, dhe më shumë se 10 për qind prej tyre kanë vdekur ose janë plagosur”.

Nuk ishte hera e parë që një udhëheqës izraelit konfirmonte pak a shumë shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi.

Ministria thotë se 65 mijë e 283 gazanë janë vrarë dhe më shumë se 166 mijë janë plagosur që kur nisi lufta në 2023 – pra rreth 230 mijë njerëz në total.

Në mars 2024, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi se deri atëherë ishin vrarë rreth 13 mijë terroristë të Hamas-it, dhe për çdo terrorist të vrarë, 1–1.5 civilë ishte vrarë gjithashtu. Kjo përputhet afërsisht me raportimet e Ministrisë së Shëndetit të Gazës.

Ministria nuk vetëm jep shifra të përgjithshme, por bashkëlidhur ofron lista të detajuara me emrat e plotë, ID-në personale të të vdekurve – një gjë që tregon se dhjetëra mijëra persona u njohën sipas emrit dhe letërnjoftimit.

Debati nuk është vetëm për numrin, por edhe për identitetin – se sa prej të vdekurve janë luftëtarë Hamas-i ose organizatash të tjera, dhe sa janë civilë.

Studime të ndryshme, raportet e organizatave ndërkombëtare dhe krahasimet mes shifrave të IDF-së dhe Ministrisë së Shëndetit të Gazës, sugjerojnë se civilët përbëjnë shumicën e viktimave.

Shifrat janë shumë më të larta se ato që Izraeli zakonisht raporton – që shpesh pretendohet të jetë një deri dy civilë për çdo luftëtar të vrarë.

Një raport i organizatës ACLED tha se gjatë një periudhe të caktuar luftimesh nuk kishte më shumë se 1 mijë e 100 terroristë të vrarë — më pak se 10 për qind e totalit të viktimave sipas të dhënave të tjera.

Studime të tjera raportojnë se rreth 17 për qind e të vdekurve janë identifikuar si luftëtarë të Hamas-it. Masivisht pjesa tjetër janë civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të rinj.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png