Lajme

Mbi 900 viktima nga përmbytjet shkatërruese në Indonezi

Numri i të vdekurve në Indonezi nga përmbytjet e fundit ka kaluar 900, me qindra të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur.

Më shumë se 100 mijë shtëpi u shkatërruan kur një ciklon i rrallë dhe i fuqishëm u formua mbi Ngushticën e Malakës javën e kaluar, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitje dheu në pjesë të vendit të Azisë Juglindore.

Përpjekjet për të arritur njerëzit në zonat ende të izoluara janë duke vazhduar, me ndihmën që u desh të hidhej nga ajri në disa vende.

Përmbytjet në Indonezi ishin një nga disa ngjarje ekstreme të motit që goditën Azinë në javët e fundit, me numrin e përgjithshëm të të vdekurve në Sri Lanka, Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam që i afrohet 2 mijë.

Në Aceh Tamiang, një nga zonat më të goditura të Indonezisë, të mbijetuarit përshkruan fshatrat e tyre të shkatërruara tërësisht nga përmbytjet me shpejtësi.

Një e mbijetuar në fshatin Lintang Bawah i tha shërbimit indonezian të BBC-së se njerëzit mbijetuan duke qëndruar ulur mbi shtëpitë e tyre.

“Kishte edhe nga ata që mbijetuan në çatitë e shtëpive të tyre me fëmijët e tyre katërvjeçarë, për tre ditë pa ngrënë ose pirë.”

Dhe se rreth 90% e shtëpive në fshatin e saj u shkatërruan, duke lënë 300 familje pa ku të shkonin.

3sgIgLJ.png