Lajme

Mbi 1,000 kompani vërsulen drejt projektit raketor “Golden Dome”

Interesi i industrisë amerikane për projektin e ri të mbrojtjes kundër dronëve, të quajtur “Golden Dome”, po rezulton shumë më i madh nga sa kishte parashikuar Pentagoni.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, 1 mijë e 14 kompani nga sektorë të ndryshëm – duke filluar nga gjigantët e mbrojtjes e deri te startup-et teknologjike – kanë dorëzuar propozimet e tyre brenda afateve zyrtare.

Programi, i cili synon të ndërtojë një ombrellë mbrojtëse të përhershme kundër dronëve kamikazë, raketave të vogla dhe mjeteve ajrore pa pilot, shihet si një nga prioritetet strategjike të SHBA-ve për Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe Indo-Paqësorin.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit, “Golden Dome” është konceptuar për të qenë një sistem fleksibël, me kosto relativisht të ulët, i aftë të neutralizojë dronët e prodhimit masiv, si ata që po përdoren gjerësisht në Ukrainë dhe në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Konkurrenca ka krijuar një presion të fortë mbi kompanitë kryesore të mbrojtjes, të cilat për herë të parë po përballen me një valë masive inovatorësh të vegjël që premtojnë zgjidhje më të shpejta, më të lira dhe më të adaptueshme.

Pjesë e propozimeve janë sisteme të reja radarësh portativë, municione interceptuese me precizion, algoritme të inteligjencës artificiale për zbulim të menjëhershëm, si edhe dronë “gjuetarë” të aftë të neutralizojnë mjete armike gjatë fluturimit.

3sgIgLJ.png