Ministria e Bujqësisë, me Ligjin e ri për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është duke u harmonizuar me legjislacionin më të fundit të BE-së në fushën e politikave bujqësore.
Gjithashtu, po rregullohen masa që do të inkurajojnë të rinjtë të kthehen në fshat.
Për këtë, shteti ofron mbështetje deri në 100 mijë euro për ata që vendosin të jetojnë në zonat rurale dhe të merren me aktivitete bujqësore.
Mbështetje për kthimin e çifteve të reja të martuara dhe jetën në zonat rurale Neni 138
(1) Mbështetja për kthimin e çifteve të reja të martuara dhe jetën nga zonat urbane në ato rurale jepet përmes mbështetjes së destinuar për investime në zonat rurale, blerjen, ndërtimin ose rindërtimin e objekteve, blerjen e makinerive bujqësore, tokës bujqësore dhe blerjen e bagëtive.
(2) Përfitues të ndihmës nga paragrafi (1) i këtij neni janë bashkëshortët jo më të vjetër se 40 vjet.
(3) Mbështetja financiare nga paragrafi (1) i këtij neni është 80% e vlerës së shpenzimeve të pranueshme dhe të bëra, deri në 6.000.000 denarë për çift të martuar.
(4) Periudha e shfrytëzimit të mbështetjes nga paragrafi (3) i këtij neni është cikël i projektit që zgjat 3 vite rresht.
(5) Përkrahja nga paragrafi (1) i këtij neni realizohet përmes planit afarist të miratuar nga Agjencia.
(6) Përfituesit e përkrahjes nga paragrafi (1) i këtij neni duhet të angazhohen në veprimtari bujqësore dhe të jetojnë në rajonin rural në kuadër të ekonomisë familjare bujqësore për 10 vitet e ardhshme, përndryshe mbështetja e dhënë nga paragrafi (3) i këtij neni do të kthehet në tërësi.
Ministria fton qytetaret te rishikoni ligjin e ri ENER dhe të jepni komentet tuaja.
https://ener.gov.mk//Default.aspx?item=pub_regulation&subitem=view_reg_detail&itemid=110421
Ligj i ri në Maqedoni: 100 mijë euro të transferoheni nga qyteti në fshat
