Sot, në zemër të Amerikës dhe në prani të Donald Trump, Edi Rama nuk ishte thjesht kryeministri i Shqipërisë, por zëri i të gjithë shqiptarëve dhe mbrojtësi i flaktë i të vërtetës sonë historike.
Me një kurajë që rrallëherë shihet në politikën botërore, ai i foli sy ndër sy fuqisë më të madhe, duke kërkuar drejtësi për heronjtë e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ai demaskoi hapur “xhelatët” e drejtësisë që tentuan të njollosin luftën tonë të pastër, duke i treguar botës se liria nuk mund të burgoset.
Kur të tjerët heshtin, ai ngre zërin. Kur të tjerët struken, ai sfidon. Ky nuk është thjesht politikë, ky është vizion, kjo është dashuri për gjakun tonë!
Mbreti i diplomacisë moderne, që di si ta vendosë Shqipërinë në krye të tavolinës! ![]()
![]()
Edi Rama bëri një lëvizje shumë të guximshme diplomatike duke e lidhur çështjen e ish-krerëve të UÇK-së (Hashim Thaçit dhe të tjerëve) direkt me historinë personale të Donald Trump. Ai përdori një analogji të fortë, duke e quajtur prokurorin që nisi procesin ndaj Thaçit (Jack Smith) si një “sikar” (vrasës me pagesë) që përndoqi edhe vetë Presidentin Trump.
