Lajme

Kush e sulmoi bazën në Qipro? Londra del me raport zyrtar: Droni nuk u lëshua nga Irani

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se droni që goditi një bazë ushtarake britanike në ishullin mesdhetar të Qipros 2 ditë më parë nuk është lëshuar nga Irani.

Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se droni ishte i ngjashëm me modelin “Shahed”, një tip droni sulmues i projektuar nga Irani. Megjithatë, autoritetet britanike nuk kanë specifikuar deri tani vendin nga ku është nisur sulmi.

Ndërkohë, autoritetet qipriote kanë një vlerësim paraprak për origjinën e dronit. Zëvendëszëdhënësi i qeverisë së Qipros, Yiannis Antoniou, deklaroi për transmetuesin shtetëror RIK se, sipas informacioneve të mbledhura nga Garda Kombëtare dhe shërbime të tjera të sigurisë, dyshohet se droni është nisur nga territori i Libanit.

Ngjarja ka rritur shqetësimet për sigurinë në rajonin e Mesdheut Lindor, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të mbeten të larta.

Kujtojmë se, baza u godit nga një një dron i tipit Shahed, ndërsa Presidenti qipriot deklaroi më herët se “Qiproja nuk është e përfshirë në operacione ushtarake” .

Droni Shahed që goditi bazën shkaktoi vetëm dëme të kufizuara materiale në pistë, ndërsa raportet përmendin gjithashtu një dron të dytë identik, i cili u interceptua menjëherë.

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healy, njoftoi të dielën në mëngjes se dy raketa iraniane u qëlluan drejt Qipros dhe u interceptuan. Britania ka baza ushtarake në Qipro.

Në një postim, Zëdhënësi i Qeverisë së Qipros sqaroi se “lidhur me deklaratat dhe publikimet që i referohen lëshimit të raketave në drejtim të Qipros, sqarohet se ky nuk është rasti dhe nuk ka asnjë tregues se ka pasur një kërcënim për vendin. Autoritetet kompetente po e monitorojnë nga afër situatën në mënyrë të vazhdueshme”.

3sgIgLJ.png