Lajme

Kryetarja e Qytetit të Shkupit sulmohet fizikisht në Çair, pëfundon në spital

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së bashku me të punësuar të Qytetit dhe një këshilltar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, u sulmuan fizikisht sot gjatë një inspektimi në një ndërtim pa leje në lagjen Çair, raporton portali Infomax.

Siç thuhet, ndërtesa pa leje ndodhet pranë stacionit policor në Bit Pazar, dhe në vendin e ngjarjes, përveç kryetares, ishin të pranishëm edhe një këshilltar i Këshillit të Qytetit, sekretari i Qytetit të Shkupit, udhëheqësi i sektorit dhe zyrtarë nga sektori i urbanizmit, si dhe inspektorë të Qytetit të Shkupit.

Arsovska së bashku me të punësuar të Qytetit të Shkupit, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të spitalit “8 Shtatori”, për shkak të lëndimeve trupore që kanë pësuar. MPB pritet të dal me detaje lidhur me incidentin.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png