Lajme

Kronikë e zezë nga rajoni i Pollogut – Aksidente, droga, dhunë dhe zjarre

Gjatë ditës së djeshme, 10 korrik 2025, rajoni i Pollogut është përfshirë nga një sërë incidentesh që përfshijnë trafik droge, dhunë fizike, zjarr, aksidente rrugore dhe shkelje të rregullave në komunikacion. Policia ka ndërhyrë në disa raste dhe ka marrë masa konkrete ndaj të dyshuarve.

Tetovë – Të rinj të kapur me marihuanë
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, më 10.07.2025, rreth orës 20:50 në rrugën “Iliria” në Tetovë, janë privuar nga liria tre persona: S.M. (18) nga Tetova, A.R. (19) nga fshati Rakovec dhe një i mitur nga Sellarc e Epërme, pasi gjatë kontrollit u është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Ata ndodhen në paraburgim dhe ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Gostivar – Kapet me 5 pako marihuanë
Po të njëjtën ditë, në orën 22:00, në rrugën “Pance Poposki” në Gostivar, policia arrestoi J.Z. (26) nga fshati Banjicë e Poshtme pasi iu gjetën pesë pako me marihuanë. Ai po mbahet në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

Rast i dhunës ndaj të miturës në Kosovë
Një 17-vjeçare nga një fshat i Tetovës raportoi se pas arratisjes në Kosovë për t’u martuar me të dashurin pa lejen e prindërve, është dhunuar fizikisht nga ai. Rasti u denoncua në Policinë e Kosovës dhe e mitura iu dorëzua prindërve të saj.

Kërcënim ndaj policisë në Bogovinë
Në orën 13:20, efektivët e Njësisë Policore në Kamjan arrestuan B.I. (22) nga Bogovina për kërcënim ndaj një zyrtari policor. Edhe ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Rrahje në Tetovë
R.F. (57) nga Recica e Vogël raportoi se u sulmua fizikisht nga L.S. rreth orës 18:30 në rrugën “Vidoje Smilevski Bato”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Prishje e rendit publik në Gostivar
Në orën 18:50, në rrugën “Ilindenit” në Gostivar, policia arrestoi D.V. (46) për sjellje të pahijshme dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike. Ndaj tij po përgatitet kallëzim përkatës.

Zjarr në kamion në autostradën Shkup–Tetovë
Rreth orës 14:00, pranë kryqëzimit të Grupçinit, ka shpërthyer zjarr në një kamion në lëvizje “MAN” me targa të Shkupit. Drejtuesi A.K. (46) nuk pësoi lëndime. SPB Tetovë kreu inspektimin në vendngjarje.

Ari sulmon kalin në fshatin Sellcë
D.A. (68) nga fshati Sellcë raportoi se një ari ka mbytur kalin e tij në stallë, gjatë kohës nga mbrëmja e 9 korrikut deri në orën e raportimit. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

Aksident i rëndë trafiku në Debresh
Në një rrugë lokale në fshatin Debresh, ndodhi një aksident mes një “Ford”-i të drejtuar nga U.K. (23) nga Turqia dhe një “Chevrolet”-i të drejtuar nga N.I. (78) nga Vrapçishti. N.I. u plagos rëndë, ndërsa pasagjeri V.I. (81) pësoi lëndime më të lehta.

Kontrolle në komunikacion – 77 shkelje
Në aksionet e kryera në rajonin e SPB Tetovë, u sanksionuan gjithsej 31 drejtues mjetesh për parkim të paligjshëm (Tetovë – 21, Gostivar – 10), ku 19 automjete u ngritën me “merimangë”. Po ashtu u evidentuan edhe 46 shkelje të tjera në komunikacion.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png