Lajme

Kronika e zezë për ditën e martë në Pollog

Më 29.07.2025 në orën 12:45, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin R.L.(39) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal. Tek ai janë gjetur sende që burrojnë nga dy vepra penale dhe një pjesë e tyre u janë kthyer pronarëve. R.L. është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

……

Më 29.07.2025 në orën 18:15 në rrugën ,,29-Nëntori” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.M.(19) nga Shkupi, sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më 29.07.2025 në orën 08:45, punonjës policie nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin M.T.(58) nga fshati Tatesh i Epërm i Strugës, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar me automjetin e tipit “Audi” me targa zvicerane në autostradën Gostivar – Tetovë, në afërsi të kyçjes së Kamjanit. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor është konstatuar se ai e drejtonte automjetin me 176 kilometra në orë në një vend ku me shenjë shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

……

Më 30.07.2025 në orën 00:50 në një objekt hotelierik në rrugën ,,Iliria” në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin R.P.(30) nga fshati Llërcë e Tetovës, sepse ka shfaqur sjellje agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të hartohet parashtresë përkatëse.

……

Më 30.07.2025 në periudhën nga ora 01:05 deri në orën 02:10 në rajonin e DPB Gostivar është kryer një kontroll aksion në një objekt hotelierik- klub nate në rrugën “Ilinden” në Gostivar, pronë e personit J.A.(49) nga Gostivari, janë gjetur 15 femra, nga të cilat 11 shtetase maqedonase dhe katër shtetase të huaja të moshës nga 31 deri në 42 vjeç nga Serbia dhe Ukraina. Shtetaset e huaja janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik dhe ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

……

Më 29.07.2025 në orën 18:50 në një fshat të Gostivarit, punonjës policie nga Departamenti Policor Gallatë kanë privuar nga liria personin G.A.(44) nga ai fshat, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin 21-vjeçar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

……

Më 29.07.2025 në orën 11:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata me lëndime është sjellë R.Ç.(41) nga India, me qëndrim të përkohshëm në rajonin e Tetovës. Sipas raportit, ai i ka marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë në autostradën në ndërtim Gostivar – Kërçovë. Një ekip nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin.

……

Më 28.07.2025 në orën 22:30 në SPB Tetovë, R.S.(59) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, ka raportuar se nga një plumb i padestinuar nga arma e zjarrit i është dëmtuar çatia e tarracës së shtëpisë së tij familjare, ndërsa ai ishte ulur në tarracë me nipin e tij të mitur. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer inspektimin dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 29.07.2025 në orën 19:10 në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(39) nga Tetova. Ai në orën 17:20 në SPB Tetovë ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 35-vjeçare në shoqëri me punonjës të Qendrës për Punë Sociale Tetovë se një ditë më parë kishte sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur dhe e kishte kërcënuar atë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

…….

Gjatë ditës së djeshme (29-korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 35 shoferë (TE-10 dhe GV-25) për parkim të parregullt, nga të cilët 20 (TE-9 dhe GV-11) janë ngritur me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 40 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-19 dhe GV-21).

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png