Më 17.09.2025 në ora 16:20 në rrugën rajonale Tetovë-f. Falisht, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin Xh.Sh. (29) nga f. Saraqinë e Tetovës, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 15:00 ai kishte sulmuar fizikisht personin Sh.Sh. (36) nga Tetova, duke përdorur edhe një send metalik. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 17.09.2025 në ora 21:15 në SPB Tetovë, personi M.K. (43) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 19:00 në sheshin e Qytetit në Tetovë, disa të mitur kishin hedhur sende të forta dhe kishin godituar vajzën e saj 12-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 17.09.2025 në ora 18:00 në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, zyrtarë policorë të DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin S.A. (48) nga Gostivari, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se ai e kishte kanosur R.T. (63) nga Gostivari. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë plastike me të cilën ai e kishte kërcënuar. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 17.09.2025 në ora 14:25 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin I.A. (36) nga Tetova, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 13:00 ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe ishte përpjekur të sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, por ishte penguar nga nëna e tij. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
…..
Më 17.09.2025 në ora 11:20 në SPB Tetovë, një grua 43-vjeçare nga Tetova, ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj Z.F. (46) nga rrethina e Tetovës po e ndjek, e fotografon dhe e shqetëson, ndërsa fotografitë dhe numrin e saj të telefonit i ndan me persona të tjerë, të cilët më pas e telefonojnë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 17.09.2025 në ora 13:30 në SPB-Tetovë, personi A.H. (32) nga f. Vejcë e Tetovës, ka raportuar se në f. Reçicë e Madhe të Tetovës, pas një grindjeje të shkurtër, ishte sulmuar fizikisht nga I.”pnj” nga i njëjti fshat. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 17.09.2025 në ora 22:00 në SPB Tetovë, një 69-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për një shumë prej 5.500 frangash zvicerane nga A.K. nga Tetova, të cilin e njihte. Sipas raportit, gjatë vitit 2021, A.K. i kishte kërkuar paratë hua dhe i kishte thënë se do t’ia kthente brenda një muaji, ndërsa që nga ajo kohë ai as nuk e ka kthyer borxhin, as nuk i është përgjigjur në telefon. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 17.09.2025 në Tetovë është gjetur M.A.(15) nga Shkupi për të cilën më 30.08.2025 na Stacioni policorë Bit Pazar, me anë të një telegrame është njoftuar se e njëjta është raportuar si e humbur. Janë njëftuar qendra për punë sociale Tetovë dhe nëna e sajë, e cila ka ardhur në tetovë dhe të cilës i është dorëyuar e mitura.
……
Më 17.09.2025 në ora 13:55 në SPB Tetovë, B.K. (34) nga Tetova, ka raportuar se bashkëshorti i saj O.K. (33) nga Tetova, për të cilin ajo kishte raportuar më 15.09.2025 se ishte larguar nga shtëpia, është kthyer në shtëpi.
……
Gjatë ditës së djeshme (17-shtator) në zonën e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 25 shoferë (TE-15 dhe GV-10) për parkim të parregullt, nga të cilët 25 (TE-13 dhe GV-12) janë ngritur me automjet special ,,Merimangë”. Gjithashtu janë sanksionuar 95 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-61 dhe GV-34).