Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin. Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit.
……
Më 11.08.2025, në orën 23:25 zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë së Tearcës, kanë privuar nga liria personin Z.B. (75) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 16:35, në një fshat tjetër të Tetovës, kishte prekur një të mitur nëpër trup. Ai është ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.
……
Më 12.08.2025 në orën 00:10, në një kazino në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 22-vjeçaren L.R. nga fshati Rogle dhe personin A.B. (41) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës. Ata u kapën duke dalë nga tualeti i meshkujve në objekt, pas së cilës në tualet u gjet një qese me substancë të bardhë pluhuri. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 11.08.2025 në orën 22:30, në hapësirën e parkingut përballë një objekti hotelierik në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personat J.H. (26) nga Gostivari dhe A.I. (22) nga fshati Debresh i Gostivarit, sepse tek ata u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet një kallëzim përkatës.
……
Më 12.08.2025, në orën 03:50, në rrugën “Gjorçe Petrov” në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria
personin V.K. (21) nga Tetova, me vendbanim të përkohshëm në Itali, sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua një substancë e bardhë pluhuri. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet kallëzim përkatës.
……
Më 11.08.2025 në orën 22:00 në Gostivar, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë privuar nga liria personin V.D. (28) nga Gostivari, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 20:45, ndërsa ishin mysafirë tek të afërmit, kishte sulmuar fizikisht nënën dhe babanë e tij. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës sipas nenit 130 të Kodit Penal.
……
Më 11.08.2025, në orën 20:50, në një fshat të Gostivarit, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Gallatës dhe Stacioni Policor i Gostivarit, kanë privuar nga liria personin M.B. nga ky fshat, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se në oborrin e shtëpisë familjare kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 59-vjeçar, i kishte kërkuar të paguajë 40.000 euro që kinse i kishte investuar në shtëpi dhe më pas e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet një kallëzim përkatës.
……
Më 11.08.2025 në orën 14:40 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin V.B. (36) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se kishte kërcënuar personin B.K. (48) nga fshati Kamnjan. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
……
Më 11.08.2025 në orën 14:50 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.S. (29) nga Reçica e Vogël, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se me veturë kishte ndjekur ish-të dashurën e tij. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës.
……
Më 11.08.2025 në orën 20:35 në Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.S. (31) nga Tetova, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se pas një debati vrbal me nqinjët e tij i kishte kërcënuar me armë zjarri. Ai është ndalua në
stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet një kallëzim përkatës.
……
Më 12.08.2025 në orën 02:20 në Stacionin Policor të Gostivarit, N.S. (46) nga fshati Balindoll i Vjetër i Gostivarit, ka raportuar se në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, vajza e saj e mitur ishte sulmuar fizikisht nga një femër Z.A. nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 11.08.2025, në orën 21:40, zyrtarët e policisë nga Departamenti Policor- Gallatë, kanë privuar nga liria personin M.A. (20) nga fshati Gradec, duke vepruar sipas një raporti të mëparshëm se rreth orës 19:20 në një objekt hotelierik kishte sulmuar fizikisht pronarin B.O. (57) dhe djalin e tij, duke përdorur një boks metalik. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të përgatitet një kallëzim përkatës.