Më 29.07.2025 në ora 00:50, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M.(22) nga Tetova, pasi që te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 28.07.2025 në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.S.(19) nga f. Trebosh i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se më 25.07.2025 në f. Trebosh ka sulmuar fizikisht personin M.S.(40) nga i njëjti fshat. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 28.07.2025 në ora 16:45 në f. Gjermë të Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personat J.S.(34) dhe T.B.(37), të dy nga f. Saraqinë e Tetovës. Ata janë zënë nga punonjësit e Ndërmarjes publike “Pyjet Kombëtare” duke prerë dru pa leje përkatëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës sipas nenit 235 të Kodit Penal dhe nenit 57 të Ligjit për Pyjet.
……
Më 28.07.2025 në ora 08:35 në SPB Tetovë, personi B.B.(66) nga f. Reçicë e Madhe e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 07:00, për shkak të marrëdhënieve të papastruara, është sulmuar fizikisht nga personin N.”pnj” nga f. Reçicë e Vogël, Tetovë, i cili ia ka marrë edhe automjetin e tij “fiat”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 28.07.2025 në ora 19:20 në SPB Tetovë, L.R.(26) nga Republika e Kroacisë, me qëndrim në f. Pirok, Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 15:00 në rrugën rajonale f. Gradec – f. Pirok, personat B.F. dhe B.F., me të cilët nuk ishte në marrëdhënie të mira, janë përpjekur ta sulmojnë fizikisht dhe i kanë dëmtuar automjetin e tij “bmw”. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 28.07.2025 në ora 23:50 në DPB Gostivar, një grua 59-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 21:40 në shtëpinë e saj
është sulmuar fizikisht nga nusja e saj L.A. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 29.07.2025 në ora 02:00 në DPB Gostivar, I.S.(44) nga f. Balindoll i Vjetër i Gostivarit, ka denoncuar se ditën e mëparshme rreth orës 22:30 në objektin hotelierik në Gostivar, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 28.07.2025 në ora 16:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, kanë arrestuar personat A.I.(47) dhe A.S.(64) nga Gostivari, pasi që në një objekt hotelierik në Gostivar janë sjellë në mënyrë agresive ndaj A.M.(38) nga Gostivari dhe janë përpjekur ta sulmojnë fizikisht. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Sot (29.07.2025) në ora 01:40 në DPB Gostivar është denoncuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, mes automjetit “bmw” me targa zvicerane, i drejtuar nga I.M.(38) nga f. Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B.(18) nga Gostivari. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Drejtuesi i automjetit I.M. është privuar nga liria, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, ekspertizën e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Gjatë ditës së djeshme (28 korrik) në zonën e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 32 drejtues mjetesh (TE-16 dhe GV-16) për parkim të parregullt, prej të cilëve 17 (TE-10 dhe GV-7) janë ngritur me automjet special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 53 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik (TE-32 dhe GV-21).