Më 11.09.2025, në periudhën nga ora 12:00 deri në 14:00, pas informatave operative të marra paraprakisht dhe dyshimit se po kryhet prostitucion i ndërmjetësuar, efektivët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës, kanë kryer një kontroll aksion në disa objekte në Tetovë. Gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në orën 14:00, është privuar nga liria 41-vjeçaren G.Sh. nga fshati Bojanë e Shkupit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale sipas nenit 191 të Kodit Penal, e cila është zënë në objekt. Në objekt është zënë edhe menaxheri G.N. (59) nga Tetova, pas së cilës nga të dy janë marrë telefona celularë. G.Sh. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më 11.09.2025, në orën 17:20 në rrugën “Shumatoshka” në Gostivar, efektvët policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personin K.F. (68) nga Gostivari, i cili ishte kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale të dënueshme sipas nenit 300 paragrafi 3 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Ai është dërguar në institucionin korektues ndëshkues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
……
Më 12.09.2025, në orën 00:25 në fshatin Palçisht i Poshtëm i Tetovës, efektivët policorë nga Departamenti Policor Kamnjan kanë arrestuar personin V.B. (43) nga fshati Palçisht i Poshtëm, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 01:05 kishte prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj B.T. nga i njëjti fshat. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet një parashtresë përkatëse.
……
Më 11.09.2025, në orën 18:00 në Departamentin Policor Kamnjan, personi S.F. (20) nga fshati Siniçan i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 17:00 në vendin e punës në një punishte mekanike në fshat, ishte sulmuar fizikisht nga S.R. (28) nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për sqarimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (11 Shtator) në territorin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 30 drejtues automjetesh (TE-27 dhe GV-3) për parkim të parregullt, nga të cilët 20 (TE-12 dhe GV-8) janë hequr me automjet special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 103 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-80 dhe GV-23).