Lajme

Kronika e zezë nga Pollogu për ditën e shtunë

Sot (20.07.) në orën 03:15, në rrugën „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin E.N.I. (18) nga Danimarka me qëndrim në fshatin Shemshovë të Tetovës. Tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (20.07.) në orën 02:20, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin A.S. (60) nga Gostivari, i cili ka prishur rendin dhe qetësinë publike me bërtitje, sharje dhe sjellje agresive. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse sipas nenit 6 të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike.
…..
Më 19.07.2025, në orën 11:40, në rrugën „Goce Dellçev“ në Gostivar, punonjës policie të Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin Z.A. (68) nga Gostivari, pas një denoncimi paraprak nga S.Q. (43) nga fshati Çajle e Gostivarit, sepse pa asnjë arsye apo debat, Z.A. kishte nxjerrë thikën dhe e kishte kërcënuar denoncuesin se do ta vriste. I denoncuari është ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
…….
Sot (20.07.) në orën 00:30, në rrugën „Zhivko Brajkovski“ në Gostivar, punonjës policie nga Departamenti i Policisë së Trafikut Gostivar, kanë privuar nga liria personin N.M. (54) nga Gostivari, i cili drejtonte një automjet tip „Citroen“ me targa të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 1.77 promila alkool në gjak. N.M. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse sipas nenit 247-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut – „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“.
……..
Më 19.07.2025, në orën 22:40, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Shipkovicë kishte marrë zjarr një automjet tip „Citroen Berlingo“ me targa të Tetovës, në pronësi të R.R. (55) nga i njëjti fshat. Automjeti është djegur plotësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, dhe zjarri është shuar nga Njësiti Zjarrfikës Territorial i Tetovës. Në vendngjarje kanë dalë punonjës policie nga SPB Tetovë.
…….
Më 19.07.2025, në orën 17:50, në NjP Kamnjan, R.M. nga fshati Bogovinë ka raportuar se para objektit të tij, një dyqan, në rrugën lokale Bogovinë – Sellcë Keq, dy fëmijë të mitur nga i njëjti fshat kishin djegur kuti kartoni, duke shkaktuar një zjarr i cili ishte shuar nga kalimtarë të rastit. Nga zjarri është dëmtuar një tendë çati, është thyer xhami ekspozues dhe është dëmtuar kompresori i një frigoriferi. Ekipi nga SPB Tetovë ka kryer inspektim në vendngjarje.
…….
Më 19.07.2025, në orën 10:30, në SPB Tetovë, H.H. (49) nga Tetova ka raportuar se i ishte vjedhur një motoçikletë e markës „Yamaha“ me targa zvicerane, e cila ishte parkuar në rrugën „180“ në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e motoçikletës dhe zbardhjen e rastit.
…….
Më 19.07.2025, në orën 11:40, në SPB Tetovë, D.B. (25) nga Tetova, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 19:00, në rrugën „Iliria“ në Tetovë, ishte sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
……
Më 19.07.2025, në orën 14:50, në SPB Tetovë, H.H. (20) nga Republika e Kosovës me adresë të përkohshme banimi në Gostivar, ka raportuar se nga data 16.07.2025 deri në momentin e denoncimit, në telefonin e tij celular i kishin ardhur mesazhe se përmes kartës së tij bankare ishin kryer transaksione pagesash online të cilat ai nuk i kishte kryer ai dhe se nga keqpërdorimi i të dhënave të tij të transaksionit ishte dëmtuar me mjete financiare në vlerë prej 750.52 dollarë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png