Lajme

Kronika e zezë nga Pollogu për ditën e mërkurë

Më 06.08.2025 në ora 22:00 në një fshat të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë në Gallatë, kanë privuar nga liria personin B.S.(46) nga ky fshat, duke vepruar sipas një raporti paraprak se ai kishte sulmuar fizikisht babain e tij 73-vjeçar dhe i kishte marrë 8,000 euro kundër vullnetit të tij. B.S. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet akuzë përkatëse.

……

Më 06.08.2025 në orën 22:00, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, kanë arrestuar personin I.I.(53) nga Gostivari, duke vepruar pas një raporti paraprak se ai kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me muzikë të lartë dhe me sjellje agresive dhe të pahijshme para shtëpisë familjare të V.SH.(74). Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

……

Më 07.08.2025 në ora 04:00 në SPB Tetovë, personi M.A.(22) nga f.Strimnicë ka raportuar se rreth orës 02:00 pranë parkut afër lumit Vardar në f.Strimnicë ishte sulmuar fizikisht nga një person, i cili pastaj me disa persona të tjerë kanë goditur automjetin “mercedes” me targa gjermane, në të cilin ishte me kushëririn e tij H.A.(21). Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 07.08.2025 në ora 02:15 në Departamentin e Policisë Çegran, SH.M.(72) nga f.Forinë e Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:30 në f.Forinë, disa të mitur e kishin sulmuar me gjësende të forta dhe e kishin goditur në kokë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 07.08.2025 në ora 05:30 në SPB Tetovë, L.SH.(51) nga Republika e Shqipërisë, me qëndrim në Gostivar, ka raportuar se rreth orës 04:00 ishte sulmuar fizikisht nga XH.M.(44) nga Tetova, pronar i një objekti hotelerie në Tetovë, ku ajo ishte e punësuar si këngëtare. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 06.08.2025 në ora 15:30 në SPB Tetovë, një 33-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se ishte mashtruar nga S.A. dhe E.B.(36), të dy nga Tetova. Sipas raportit, një ditë më parë ata ishin marrë vesh që ai të

blinte një automjet “audi a6” nga E.B. për një shumë prej 24,080 eurosh, dhe pasi i kishte paguar paratë në një këmbimore, shkuan te noteri për t’ia transferuar automjetin në emrin e tij. Siç është raportuar, pastaj E.B. refuzonte t’ia transferonte automjetin derisa paratë të transferoheshin në llogarinë e tij si kriptovaluta dhe thoshte se nuk e njihte personin S.A. për të cilin më parë kishte thënë se ishte nipi i tij dhe i njëjti ishte larguar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 06.08.2025 në ora 11:20 në SPB Tetovë, një grua 78-vjeçare nga Tetova ka raportuar se kushëriri i saj J.J.(80) nga f.Zuboc i Gostivarit, me kërcënim i ka marrë 11,000 euro. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 06.08.2025 në ora 13.30 në DPB Gostivar, S.B.(81) nga Gostivari, i cili jeton përkohësisht në Francë, ka raportuar se kur ka ardhur në pushim, ka zbuluar se prona e tij ishte transferuar plotësisht në emër të vajzës së tij N.B.(55). Sipas raportit, në Agjencinë për Katastër të Pasurive të Paluajtshme Gostivar i kanë lëshuar një fletë pronësore, në të cilën shkruan se pronare e pasurisë është vajza e tij, me ç’rast ka arritur në përfundimin se ishte transferuar në emrin e saj pa dijeninë e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 06.08.2025 në ora 14.00 në DPB Gostivar, SH.B.(50) nga f.Debresh i Gostivarit, ka raportuar se vajza e tij A.B.(24) nga f.Debresh është larguar nga shtëpia. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.

……

Gjatë ditës së djeshme (06 gusht) në rajonin e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 52 shoferë (TE-33 dhe GV-19) për parkim të parregullt, prej të cilëve 26 (TE-13 dhe GV-13) u morën me mjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 116 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-85 dhe GV-31)

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png