Lajme

Kronika e zezë nga Pollogu për ditën e martë

Më 23.09.2025 në orën 14:30, në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria G.O. (49) nga fshati Raven, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale ,,vjedhje”, e cila është denoncuar më 19.09.2025 nga M.A.S. (30) nga Gostivari. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

……

Më 23.09.2025, në orën 19:30, në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar, në prani të prindit të tij, Xh.H. nga Gostivari, kanë arrestuar një 15-vjeçar nga Gostivari. I mituri dyshohet se ka vjedhur një automjet “Ford Focus” me targa të Kërçovës, i cili është denoncuar nga F.K. nga Kërçova. Automjeti është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.

……

Më 23.09.2025, në orën 17:00, në rrugën “A.J.Zhurçin”, në Tetovë, personi H.G. (67) nga Tetova ka denoncuar në SPB Tetovë, se rreth orës 16:45, ndërsa po pastronte në shtëpinë epersonit A.D., i cili është me punë të përkohshme në Gjermani, ka ardhur J.D. nga Tetova dhe e ka kërcënuar. Po ndërmerren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

……

Më 23.09.2025, në orën 21:50, personi S.T. (24) nga Tetova n[ SPB Tetovë ka denoncuar se po atë ditë, rreth orës 18:45, ndërsa po lëvizte bashkë me bashkëshorten e tij në rrugën “29 Nëntori”, përpara rampave të hyrjes së Spitalit Klinik të Tetovës ishte parkuar një motor, pranë të cilit qëndronin dy të mitur, të cilët i kërkuan që të hiqte bluzën duke e kërcënuar me thikë. Por, pasi S.T. u përkul për të marrë një gur, ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më 23.09.2025 në orën 09:20 në SPB Tetovë, nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore kanë denoncuar se në një dhomë hoteli në Tetovë është gjetur një person i vdekur. Është konstatuar se bëhet fjalë për T.M. (77) nga fshati Çelopek, me vendbanim në SHBA, i cili kishte qëndruar në hotel që nga 17.09.2025. Inspektimin në vendngjarje, në

prani të prokurorit publik, e kanë kryer punonjësit e policisë të SPB Tetovë dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për autopsi.

……

Gjatë ditës së djeshme (23 shtator) në rajonin e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të tyre. Gjatë kontrollit u ndëshkuan gjithsej 29 drejtues (TE-24 dhe GV-5) për parkim të parregullt, ndërsa 18 automjete (TE-12 dhe GV-6) u ngritën me automjetin special “merimangë”. Gjithashtu, u ndëshkuan edhe 112 shkelje të tjera të ndryshme në trafik (TE-52 dhe GV-60).

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png