Më 22.07.2025 në orën 22:20 në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat B.L.(30) nga Tetova dhe F.A.(32) nga Danimarka, me vendbanim në fshatin Xhepçisht të Tetovës, sepse tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 23.07.2025 në orën 02:10 në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Q.S.(47) nga Tetova, sepse tek ai është gjetur një substancë e bardhë pluhuri. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 22.07.2025 në orën 19:30 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personin S.M.(19) nga Shkupi, me qëndrim në Tetovë, sepse tek ai është gjetur një biçikletë, e cila paraprakisht ishte raportuar e vjedhur. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 22.07.2025 në orën 21:50 në DPB Gostivar, S.A.(20) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 20:30 para një objekti shitjeje në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, një person është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe shokut të tij dhe i ka treguar pistoletë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 22.07.2025 në orën 19:10 në DPB Gostivar, R.M.(42) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 17:00 në shtëpinë e tij ka ardhur personi Xh.A., të cilit i kishte borxh dhe i ka kërkuar paratë, si dhe e kishte kërcënuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 22.07.2025 në orën 21:15 në fshatin Raven të Gostivarit, punonjësit e policisë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin Sh.S.(34) nga i njëjti fshat, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se rreth orës 20:30 në një objekt hotelierik të R.S.(60) nga fshati Raven është
sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet kallëzim përkatës.
……
Më 22.07.2025 në orën 13:00 në DPB Gostivar, I.R.(70) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 10:30 në rrugën “Vëllazërimi” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga ish-dhëndri i tij M.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 23.07.2025 në orën 00:50 në SPB Tetovë, N.Z.(43) dhe K.V.(36) nga fshati Bërvenicë e Tetovës, kanë denoncuar se një ditë më parë rreth orës 22:45 në hyrje të stadiumit të AMC në Tetovë, djemtë e tyre të mitur janë sulmuar fizikisht nga disa të mitur të tjerë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (22 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 34 shoferë (TE-20 dhe GV-14) për parkim të parregullt, prej të cilëve 33 (TE-20 dhe GV-13) janë tërhequr me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 28 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-17 dhe GV-12).