Më 25.09.2025 në orën 14:00 në SPB Tetovë, një 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar nga personi T.,,pnj” nga Tetova për një shumë prej 800 eurosh. Sipas denoncimit, në tetor të vitit 2024, personi i kishte premtuar se do t’i kryente punë për të marrë kompensim për ndihmë për veten dhe bashkëshorten e tij, pas së cilës ai i dha paratë dhe bashkërisht i dorëzuan dokumentet në Qendrën për Punë Sociale Tetovë. Siç është denoncuar, pasi kërkesa e tij u refuzua, ai nuk mundi më ta kontaktojë personin në telefon, dhe rastësisht u takuan ditën e denoncimit, pas së cilës personi lishte ikur dhe ai kuptoi se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më 25.09.2025 në orën 08:10 në DPB Gostivar, N.A.(57) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 06:30 kishte vërejtur se nga para shtëpisë së tij familjare i ishte vjedhur automjeti i tij i pasagjerëve “Volkswagen Sharan” me targa të Gostivarit, dhe në vendin e ngjarjes gjeti një biçikletë të lënë nga kryerësi. Po ndërmerren masa për gjetjen e automjetit dhe për zbardhjen e rastit.
……
Më 25.09.2025 në orën 13:26 në SPB Tetovë është denoncua se kishte rënë zjarr në një shtallë në fshatin Zhilçë të Tetovës, në të cilën kishte vetëm makineri bujqësore. Zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Tetovë, dhe nuk ka persona të lënduar. Këqyrja do të kryhet gjatë ditës.
……
Më 25.09.2025 rreth orës 14:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, një trotinet elektrik kishte goditur këmbësoren I.F.(76) nga Tetova, pas së cilës shoferi me trotinet ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident, I.F. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Një ekip nga SPB Tetovë, ka kryer këqyrjen dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (25 Shtator) në rajonin e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit, gjithsej 20 shoferë (TE-18 dhe GV-2) u sanksionuan për parkim të parregullt, dhe 21 automjete (TE-12 dhe GV-9) u ngritën me automjet të special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 71 lloje të tjera shkeljeve në trafik (TE-45 dhe GV-26).


