Më 24.07.2025 në orën 15:30 në Gostivar, punonjësit e policisë të Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar kan; privuar nga liria personin A.M.(38) nga Gostivari, I cili ishte denoncuar nga personi H.J.(33) nga Gostivari se rreth orës 13:30 në punishten e tij në rrugën “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, pas një zënke të shkurtër, e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur edhe një send të mprehtë dhe i kishte shkaktuar lëndime, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet denoncimi përkatës.
……
Më 25.07.2025 në orën 02:40 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjësit e policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin D.S.(49) nga fshati Bërvenicë e Tetovës. Gjatë marrjes së masave pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur më parë në atë rrugë, në të cilin D.S. kishte marrë pjesë me automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, me anë të alkooltestit u konstatua se ai e drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i ishin matur 1.78 promile alkool në gjak. D.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet parashtresë përkatse sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
……
Më 24.07.2025 në orën 11:00 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar, S.M.(32) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 00:30 në rrugën “Major Çede Filipovski”, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga B.N. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Më 25.07.2025 në orën 00:30 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar, personi B.M.(39) nga Gostivari ka denoncuar se një ditë më parë rreth orës 23:10 para shtëpisë së tij, pas një zënke të shkurtër për trafikun, ishte sulmuar fizikisht nga fqinji i tij N.T. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 25.07.2025 në orën 03:00, punonjësit e policisë të Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar
personin G.Xh.(38) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se në shtëpinë e tij familjare ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 61-vjeçare dhe i kishte kërkuar para. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në orën 20:10 në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë, punonjësit e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin Gj.S.(37) nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 19:00 e kishte sulmuar fizikisht personin F.B.(34) nga Tetova. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në SPB Tetovë, N.R.(69) nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 21:00 kishte vërejtur se çatia e garazhit dhe xhami i pasmë i automjetit të tij të tipit “Suzuki” me targa të Tetovës ishin dëmtuar nga një plumb i padestinuar. Në automjet është gjetur predha, ndërsa ekspertizën e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Më 24.07.2025 në orën 19:15 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, punonjësit e policisë të Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar personin J.M.(30) nga Republika e Shqipërisë, sepse kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive, arrogante dhe të pahijshme. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i bëhet parashtresë përkatëse.
……
Më 24.07.2025 në orën 20:30 në SPB Tetovë, personi F.Z.(38) nga Tetova ka denoncuar se në fshatin Xhepçisht të Tetovës, gjatë lëvizjes kishte marrë zjarr automjeti i tij “Mercedes” me targa të Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Tetovë.
……
Më 24.07.2025 në orën 17:30 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, para vendit të quajtur “Hani i Rostushës”, kishte ndodhur një aksident komunikacioni mes automjetit të tipit “Opel” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.R.(45) nga fshati Skudrinje e Dibrës dhe automjetit të tipit “Volkswagen Tiguan” me targa sllovene, i drejtuar nga T.Z.(59) nga Dibra. Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi
pasagjerja në automjetin “Opel”, A.A., ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja në automjetin “Tiguan” – R.Z., të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Dibër. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Dibër.
……
Më 24.07.2025 në orën 23:40 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar-fshati Çegran, personi S.S.(24) nga fshati Forinë e Gostivarit, duke drejtuar një moped ka humbur kontrollin dhe ra në rrugë. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.
……
Më 24.07.2025 në orën 19:54 në Departamenti të Punëve të Brendshme Gostivar është denoncua se në rrugën “JNA” në Gostivar, një 10-vjeçar nga Gostivari, duke drejtuar një trotinet elektrik, kishte humb kontrollin dhe ishte rëzuar. Në aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në spitalin e Gostivarit. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.
……
Gjatë ditës së djeshme (24 korrik) në rajonin e SPB Tetovë është kryer një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve. Gjatë kontrollit u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 24 drejtues mjetesh (TE-14 dhe GV-10) për parkim të parregullt, nga të cilët 13 (TE-10 dhe GV-3) u morën me automjet special “merimangë”. U sanksionuan edhe 23 lloje të tjera shkeljesh në komunikacion (TE-10 dhe GV-13).