Më 28.09.2025 në orën 22:30, nëpunës policorë nga DPB Gostivar, me urdhër të gjykatës, kanë privuar nga liria personin M.M.(68) nga Gostivari, i cili ishte në kërkim për të vuajtur dënimin me burg për veprën penale ,,Rrezikim të sigurisë së komunikacionit” sipas nenit 297 alinea 3 në lidhje me pikën 1 nga Kodi Penal. Ai është dërguar në Institucionin Penal-Përmirësues Burgu i Tetovës për të vuajtur dënimin.
……
Më 28.09.2025 në orën 19:10 në Gostivar, nëpunës policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin E.A.(20) dhe një 17-vjeçar, të dy nga Gostivari, sepse tek ata u gjet dhe u konfiskua marihuanë. Më vonë, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në shtëpinë dhe në ambientet ndihmëse të të miturit, me ç’rast u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një peshore digjitale dhe sende të tjera për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepra penale.
Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Më 28.09.2025 në orën 13:20 në fshatin Stençe të Tetovës, në rrugën për në fshatin Gurgurnicë, nëpunës policorë nga Departamenti Policor Zherovjan, kanë privuar nga liria personin S.N.(75), C.D.(51), të dy nga Tetova dhe V.A.(64) nga Gostivari. Ata u gjetën me pushkë gjuetie dhe pa leje përkatëse për gjueti në atë zonë, gjegjësisht në periudhë kur gjuetia nuk është e lejuar. Ata janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.
……
Më 28.09.2025 në orën 16:40 në SPB Tetovë, S.B.(34) nga fshati Singeliç i Shkupit, ka denoncuar se në hyrje të fshatit Grupçin, është sulmuar fizikisht nga S.H. nga fshati Arnaqi dhe një person tjetër, të cilët i kanë dëmtuar edhe automjetin. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit