Më 09.09.2025 në orën 21:45, në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, efektivët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin R.I. (18) nga Tetova, pasi që tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të përgaditet kallëzim penal.
……
Më 09.09.2025 në orën 22:10, në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, efektivët policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria B.I. (26), S.K. (25) dhe S.K. (26), të tre nga Tetova, pasi që tek ata është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të vijojë një kallëzim penal.
……
Më 09.09.2025 në orën 21:50, në Stacionin Policor Mavrovë, M.G. (57) nga fshati Vërben, komuna Mavrovë-Rostushe, ka raportuar se rreth orës 11:00 në objektin e saj hotelierik në vendbanimin Mavrovë Anoj, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, është sulmuar fizikisht nga disa mysafirë, të cilët janë përpjekur të sulmojnë fizikisht edhe djalin e saj D.G. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Më 09.09.2025 në orën 15:30, në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga një fshat i Tetovës, ka raportuar se është mashtruar nga personi B.,,pnj” për shumën prej 5.000 euro. Sipas raportuar, në maj 2025, në Republikën Federale të Gjermanisë, ai është marrë vesh me personin që t’ia japë ceturën e tij ,,Volkswagen Golf” për ta transportuar në RMV. Siç është raportuar, pasi i ka dhënë vetëm autorizim për transportim, personi, pa dijeninë dhe pëlqimin e tij, ka rregulluar dokumentacionin doganor, me gjasë duke falsifikuar dokumentacionin, pas çka ia ka shitur automjetin një personi tjetër nga një fshat i Tetovës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……
Gjatë ditës së djeshme (09 shtator), në territorin e SPB Tetovë është zhvilluar një kontroll i automjeteve dhe shoferëve. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 24 shoferë (TE-16 dhe GV-8) për parkim të parregullt, nga të cilët 21 (TE-11 dhe GV-10) janë
hequr me automjetin special “merimangë”. Janë sanksionuar edhe 86 lloje të tjera të shkeljeve të komunikacionit (TE-66 dhe GV-20).