Kreu i SPAK, në intervistën për RTSH, deklaroi se emri i Edi Ramës nuk del në asnjë dosje korruptive apo kriminale, duke mohuar publikisht dhjetëra raste ku vetë kryeministri ka firmosur, urdhëruar apo mbrojtur aferat më të mëdha të qeverisë.
Deklarata e Altin Dumanit se “në asnjë dosje të hetuar nga SPAK nuk ka dalë emri i Edi Ramës” është kthyer në skandal publik. Përtej formës, ajo u lexua si një amnisti politike për kryeministrin, në një moment kur drejtësia speciale është nën akuzë për selektivitet dhe mungesë guximi për të prekur “shtresën e parë” të pushtetit.
Në intervistën e tij për RTSH, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, u pyet drejtpërdrejt nëse hetimet për aferat korruptive kanë prodhuar gjurmë, prova apo fakte që përfshijnë kryeministrin Edi Rama.
Përgjigjja e tij ishte e prerë:
“Në asnjë nga dosjet që janë hetuar dhe dërguar për gjykim, emri i Edi Ramës nuk ka dalë në asnjë aferë korruptive apo lidhje me grupe kriminale.”


