Lajme

Kreu i ardhshëm i Çashkës, Suat Shaqiri: Do të jem kryetar i të gjithëve, mori fund padrejtësia 35 vjeçare për popullin tim

Me flamurin kombëtar shqiptar rreth krahëve dhe në gjuhën maqedonase, Suat Shaqiri, kryetari tashmë i ardhshëm nga radhët AKI-t në komunën e Çashkës, aty ku shqiptarëve iu pengohet mësimi në gjuhën amë, premtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, duke shtuar se po përfundon padrejtësia 35 vjeçare ndaj shqiptarëve, transmeton Portalb.mk.

“Dua t’ju drejtohem nga këtu bashkëqytetarëve tanë ashtu siç na e hapën derën pa marrë parasysh a na përkrahën, unë do të jemë këtu për të gjithë. Por një gjë e di për popullin tim, padrejtësia 35 vjeçare mori fund”, tha Shaqiri.

Aleanca Kombëtare për Integrim e fitoi Çashkën që në rrethin e parë, duke bërë që për herë të parë pas disa dekadash, kjo komunë të ketë kryetar shqiptar.

Kujtojmë se në Çashkë shqiptarëve u pengohet mësimi në gjuhën shqipe, ndërsa autoritete nuk po gjejnë zgjidhje. Viteve të fundit atje janë realizuar disa herë protesta për pengimin e hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore.

DIK-300x250-AL
3sgIgLJ.png