Lajme

Kosova sot, si Gjeorgjia dje – pezullimi i dialogut si kambanë alarmi

Brenda 10 muajve, SHBA-të kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Gjeorgjinë dhe Kosovën për shkak të veprimeve të qeverive që kanë rritur tensionet dhe pasigurinë. Në Gjeorgji, vendimi i partisë pro-ruse “Georgian Dream” për të ndaluar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet e kontestuara shkaktuan protesta masive dhe sanksione ndërkombëtare. Në Kosovë, veprimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sipas SHBA-së, kanë penguar bashkëpunimin dhe stabilitetin, duke reflektuar shqetësime për qeverisje të papërgjegjshme.

Shtetet e Bashkuara pezulluan partneritetin strategjik me Gjeorgjinë pas vendimit të partisë në pushtet “Georgian Dream” për të ndaluar procesin e anëtarësimit në BE. Partia në fjalë ka orientime të qarta pro-ruse, sidomos në politikën e jashtme dhe disa vendime të brendshme.

Në anën tjetër, SHBA-të kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, e cila, sipas tyre ka “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”. Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksohet se këto zhvillime kanë kufizuar aftësinë e SHBA-së për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Për këto zhvillime, Ambasada Amerikan bëri fajtor në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas tyre, ka paraqitur “sfida për progresin e arritur gjatë shumë viteve”, thuhet në deklaratë.

Në ditën kur ky vendim u mor, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka thënë se deklaratat e Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmohet Gjykata Kushtetuese kanë rritur “paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë”.

Ndërkaq deri në pezullimin e Dialogut Strategjik me Gjeorgjinë erdhi pasi kryeministri gjeorgjian, Irakli Kobakhidze, gjatë vitit të kaluar kishte njoftuar pezullimin e negociatave për anëtarësim në BE, pas kritikes së Parlamentit Evropian ndaj zgjedhjeve të fundit të vendit si “as të lira dhe as të ndershme”. Si pasojë e kësaj qindra protestues kishin dalë në rrugë në ditët pas këtij vendimi. Policia gjeorgjiane kishte reaguar menjëherë, duke përdorur topa uji, gaz lotsjellës për të shtypur demonstratat.

Tensionet në Gjeorgji u rritën në momentin që partia pro-ruse, “Georgian Dream”, pretendoi fitoren në zgjedhjet e 26 tetorit — një fitore që partitë opozitare e kanë kontestuar, duke akuzuar për mashtrim zgjedhor.

Sipas disa sondazheve, pothuajse 80 për qind e gjeorgjianëve mbështesin anëtarësimin në BE, por qeveria ishte orientuar gjithnjë e më shumë drejt Rusisë, duke u larguar nga aleanca perëndimore.

Edhe Liderët e BE-së vendosën pezullimin e procesit të anëtarësimit të Gjeorgjisë më 30 tetor, duke deklaruar se vendi “ka shkuar prapa” pas zgjedhjeve të fundit.

SHBA-ja ka vendosur edhe sanksione ndaj deputetëve të partisë “Georgian Dream” që thotë se janë përgjegjës për përparimin prapa të demokracisë dhe për përdorimin e forcës ndaj protestuesve gjatë protestave masive gjatë verës.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif