Lajme

Kosova blen dronë RQ-20 Puma nga SHBA-të

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Macedonci, njoftoi sot se mjetet ajrore pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara, mbërritën javën e kaluar.

Në rrjetin social Facebook, ai shkroi se Ministria e Mbrojtjes i bleu këto dronë përmes programit ndërshtetëror dhe se pagesa për këtë blerje është bërë në vitin 2021.

“Avionët Puma, përveç mjeteve të tjera ajrore pa pilot, përfaqësojnë një segment tjetër të domosdoshëm për forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushën e sistemeve ajrore pa pilot. Bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht, duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë sonë, si dhe në realizimin e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, shkroi ministri.

RQ-20 Puma është një mjet ajror pa pilot i vogël, i mundësuar nga bateria, i lëshuar me dorë. Qëllimi i tij kryesor është mbikëqyrja dhe mbledhja e inteligjencës duke përdorur një kamerë elektro-optike dhe infra të kuqe.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif