Lajme

Kos: Maqedonia e Veriut ka një mundësi dhe përgjegjësi historike për hap vendimtar drejt BE-së

Anëtarësimi në BE është një nxitës kyç për zbatimin e reformave më të rëndësishme, prandaj është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të përparojë në procesin e anëtarësimit, kryesisht duke zbatuar ndryshimet kushtetuese, tha Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, në fjalimin e saj para Parlamentit Evropian sonte gjatë një debati mbi Raportin e eurodeputetit austriak Thomas Waiz për RMV-në për vitin 2023 dhe 2024.

“Qeveria në Shkup ka një mundësi dhe përgjegjësi historike për të ndërmarrë hap vendimtar drejt BE-së dhe për të përdorur vrullin e zgjerimit që ekziston qartë. Ne vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Kos.

Kos theksoi se me këtë Raport BE jep një mesazh të qartë mbështetjeje për rrugën evropiane të vendit, por gjithashtu përshkruan kushtet që janë të nevojshme që ajo të ecë përpara.

Ajo kujtoi se RMV tashmë i ka paraqitur Komisionit Evropian udhërrëfyes të përditësuar për sundimin e ligjit dhe reformën e administratës publike, se vazhdon të punojë në planin e veprimit për mbrojtjen e pakicave dhe se ka ndjekur një qasje proaktive ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, duke e bërë atë vendin e parë në rajon që merr parafinancim sipas Agjendës së Reformës.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png