Lajme

Komuna e Tetovës nuk ndau bursa për nxënësit e dalluar siç premtoi Kasami para zgjedhjeve 

Ndarja e bursave komunale për nxënësit e dalluar mbetet premtim i parealizuar i Komunës së Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Në programin zgjedhor ‘Me ka krejt për Tetovën’ 2021-2025 me të cilin kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami garoi dhe fitoi në zgjedhjet e fundit lokale tetorin e vitit 2021, mes tjerash përmend bursat komunale për nxënësit e dalluar.

Te pjesa e arsimit, konkretisht në faqe 8 thuhet:

“Do t’i nxisim dhe stimulojmë nxënësit e dalluar nëpërmjet bursave komunale”.

Por, gati se katër vite më vonë prej kur Kasami erdhi në krye të Komunës së Tetovës, kjo fabrikë nuk është ndërtuar.

Nga Komuna e Tetovës nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske për mosrealizimin e këtij premtimi.

Ndryshe, nxënësit mund të marrin bursa nga Ministria e Arsimit, fondacione dhe shoqata të ndryshme.

3sgIgLJ.png
KddZqn1.gif