Lajme

Komuna e Tetovës jep leje edhe për një kompleks banesor dhe tregtar në Tetovë – FOTO

Ish-gjigandi i tekstilit Teteks me pronar Boban Gogoevski po hyn në sektorin e ndërtimit. Kompania ka marrë miratimin nga Komuna e Tetovës për ndërtimin e një kompleksi banesor dhe afarist në sipërfaqe prej 28.884 metrash katrorë, në tokë në pronësi të shoqërisë aksionare.

“Teteks SHA Tetovë njofton se me datë 30.05.2025 është marrë leje ndërtimi për objekte me banim në objekte banesore (A2.1) dhe me qëllim afarist (B1), në parcelën kadastrale 5448/5, Tetovë 2”, thuhet në njoftimin e publikuar në Bursën e Maqedonisë. Projekti parashikon ndërtimin e njësive të banimit me ambiente të përfshira afariste për aktivitete të vogla tregtare.

Me këtë, Teteks vazhdon transformimin e tij nga një kompani tekstili në një investitor imobiliar. Zyrtarisht braktisi prodhimin në vitin 2020.

“Nga themelet e traditës deri në kulmin e banesave moderne” – me këtë mesazh në faqen e internetit, kompania prezanton drejtimin e ri të funksionimit të saj.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png