Lajme

Kim Jong Un sfidon SHBA-në: Nuk negociojmë, armët bërthamore janë e vetmja zgjidhje!

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përforcon qëndrimin e vendit të tij për zhvillimin e armëve bërthamore.

Në një fjalim para Asamblesë së Lartë Popullore, Kim akuzoi Uashingtonin për “akte terrorizmi dhe agresionit të sponsorizuar nga shteti”, duke e cilësuar politikën amerikane si kërcënuese për vendet që nuk zotërojnë armë bërthamore.

“Situata aktuale e tregon qartë se Koreja e Veriut kishte të drejtë të refuzonte presionin me fjalë të ëmbla të SHBA-së për të hequr dorë nga arsenali bërthamor. Tashmë, statusi bërthamor i vendit tonë është i pakthyeshëm”, u shpreh Kim.

Ai argumentoi se zhvillimet e fundit tregojnë se vendet pa armë atomike mbeten të ekspozuara ndaj ndërhyrjeve ushtarake, duke e paraqitur arsenalin bërthamor si një garanci sigurie.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më herët se Irani përbënte një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, pavarësisht se më parë kishte pretenduar se kapacitetet bërthamore iraniane ishin shkatërruar.

Deklaratat e Kim Jong Un vijnë në një moment kur, sipas raportimeve mediatike, ka sinjale për një rifillim të mundshëm të dialogut mes Uashingtonit dhe Phenianit, pas ndërprerjes së negociatave në vitin 2019.

3sgIgLJ.png