Lajme

Këshillave arsimor u hiqet e drejta e përmirësimit të notave

Ministrja e Arsimit Vesna Janevska njoftoi se këshillat arsimorë nuk do të kenë më të drejtë të përmirësojnë notat përfundimtare, siç ka qenë praktika deri më tani. Sipas modelit të ri, nxënësi që mendon se është vlerësuar padrejtësisht me notë më të ulët, ka të drejtë të paraqesë ankesë dhe të testohet nga një komision.

“Bëhet fjalë për ata nxënës që kanë të gjitha pesëshe dhe një katërshe. Deri tani, zakonisht, këshilli i mësimdhënësve e ngrinte katërshe në pesëshe, që nxënësi të dilte me sukses të shkëlqyeshëm. Tani kjo nuk ndodhë. Nxënësi ka të drejtë të ankohet dhe të thotë: kam mësuar gjithë vitin, kam pesëshe, katërshe, tresh… nuk e di si ndodhi, por e kam merituar pesëshe. Komisioni duhet ta testojë për të gjithë materialin mësimor”, tha Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Procedura e re funksionon kështu: Pas shpalljes së notës, nxënësi ka 3 ditë afat për të paraqitur ankesë. Shkolla formon një komision me tre mësimdhënës. Nxënësi testohet në të gjithë materialin e vitit. Nota që jep komisioni është përfundimtare dhe zëvendëson notën paraprake.

PROCEDURA E ANKESËS

HAPI SHPJEGIMI

  1. Ankesa Brenda 3 ditëve
  2. Komisioni Tre mësimdhënës
  3. Testim Në të gjithë materialin
  4. Nota përfundimtare Zëvendëson notën paraprake
3sgIgLJ.png
3svPxtI.png