Shtetet e Bashkuara kanë kryer të premten një sulm ushtarak kundër një anijeje që dyshohet se merrej me trafik droge në ujërat ndërkombëtare pranë bregut të Venezuelës, duke vrarë katër persona, njoftoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Ky është sulmi i katërt i këtij lloji në javët e fundit dhe sipas Pentagonit, anija po transportonte “sasi të mëdha narkotikësh” drejt Shteteve të Bashkuara.
Hegseth, i cili tha se sulmin e kishte urdhëruar presidenti Donald Trump, deklaroi se “inteligjenca pa asnjë dyshim konfirmoi se kjo anije ishte duke trafikuar narkotikë, personat në bord ishin narko-terroristë dhe operonin në një rrugë të njohur trafiku droge”.
								
							
						
								
														
							
								
														
							
								
														
							

