Lajme

Katër persona donin të dilnin nga Maqedonia me 60,000 euro në veturë, Dogana ua sekuestroi 20,000 euro

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në një veturë në dalje nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare “Tabanoc”, janë gjetur 60,000 euro.

Sipas Doganave, 4 shtetasve të Maqedonisë i janë kthyer nga 10,000 euro, ndërsa 20,000 janë konfiskuar.

“Një ekip mobil, gjatë një kontrolli të një automjeti udhëtarësh në dalje nga shteti në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, te katër pasagjerë, shtetas të Maqedonisë, zbuloi gjithsej 60 mijë euro. Sipas Ligjit për punë me valuta, secilit pasagjer iu kthyen nga 10 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër, gjithsej 20 mijë euro u sekuestruan”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png