Lajme

Kapet nga Policia e Kosovës i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë

Është arrestuar nga Policia e Kosovës, Isak Musli, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Musli ishte i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje të rëndë.

Burimet nga Mqedonia e Veriut i kanë thënë Gazetës Sinjali se e kanë pranuar njoftimin nga autoritete e Kosovës për arrestimin e të kërkuarit nga policia e këtij shteti.

Isak Musli është arrestuar sot dhe sipas burimeve të Gazetës Sinjali nga Shkupi, autoritet e Maqedonisë së Veriut do ta kërkojnë ekstradimin e tij brenda një afati të shpejt.

3sgIgLJ.png
3svPxtI.png